Lidhje

Regjistrohen subjektet politike për zgjedhjet e 8 qershorit


Në Kosovë 31 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit. Në mesin e tyre janë edhe pesë subjekte politike serbe, përfshirë edhe nismën qytetare serbe e themeluar në vitin 2013 dhe e mbështetur nga Beogradi. Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke bërë përgatitje për zgjedhje të lira e demokratike dhe shmangien e përvojës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 që u përshkuan nga shumë parregulls.
XS
SM
MD
LG