Lidhje

Shënohet "Ora e Tokës" në 125 vende të botës

  • Zëri Amerikës

Gati 4,000 qytete në 125 vende të ndryshme të botës shënuan sot "Orën e Tokës" duke fikur dritat jo të domosdoshme për të shtuar vetëdijen rreth ndryshimeve globale.

Dritat e pikave të rëndësishme si dhe të bizneseve e shtëpive të individëve po mbyllen nga ora 8:30 deri në 9:30 të mbrëmjes sipas orës lokale.

Fondi Botëror i Botës Bimore e Shtazore organizon këtë ngjarrje botërore, e cila është tani në vitin e katërt. Kjo organizatë thotë se fikja e dritave është "thirrja e vetme më e madhe për veprim lidhur me ndryshimet klimatike në histori".

Mes monumenteve të famshme të botës, që fikën dritat me rastin e Orës së Tokës këtë vit janë Mali Rushmore në shtetin amerikan të Dokotës së Jugut, Big Ben në Londër, Kulla Eifel e Parisit, Opera e Sidnit në Australi, Memoriali i Paqes Hiroshima, Statuja e Jezu Krishtit në Rio de Janeiro, Ujëvarat Viktoria të Zimbabvesë dhe Piramidat e Egjiptit.

XS
SM
MD
LG