Lidhje

SHBA, të infektuarit me Ebola dalin nga spitali


Dy punonjës amerikanë të ndihmave të infektuar me virusin Ebola dolën nga spitali i Atlantës, ku ishin shtruar.

Bruce Ribner, drejtor i Repartit i Infektiv në Spitalin e Universitetit Emory, tha në një konferencë shtypi të enjten se Dr. Kent Brantly ishte shëruar plotësisht dhe nuk kishte simptoma të virusit në sistemin e gjakut prej dy ditësh.

Zoti Brantly dhe Zonja Nancy Writebol, e cila doli nga i njëjti spital pak ditë më parë, ishin infektuar në Liberi këtë muaj.

Zoti Brantly falenderoi mjekët për trajtimin e tij si dhe Perëndinë "që i fali jetën", siç u shpreh ai.

XS
SM
MD
LG