Lidhje

SHBA, masa për kontrollin e Ebolës në Afrikë


Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve aktivizoi qendrën e vet të operimit në nivelin më të lartë, si përgjigje ndaj epidemisë më të rëndë në botë të Ebolës.

Drejtori i qendrës, Dr. Thomas Frieden tha të enjten në një seancë me pyetje-përgjigje të Kongresit se qendrat në Afrikën Perëndimore të prekur nga kriza e epidemisë, do të kenë së shpejti 50 ekspertë të sëmundjes. Ai tha se ka besimin se në SHBA epidemia nuk do të përhapet.

Dr. Frieden tha se epidemia u pëhap atje ku nuk kishte ndodhur kurrë më parë, prandaj njerëzit nuk ishin të përgatitur për të. Ai tha po ashtu se praktikat jo të kujdesshme të kontrollit të sëmundjeve në rajon dhe ato të varrimit të viktimave të prekura prej epidemisë kontribuan tek përhapja e shpejtë e saj.

XS
SM
MD
LG