Lidhje

Kriza e ebolës


Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe udhëheqësit e tre vendeve të Afrikës Perëndimore të prekur nga ebola kanë nisur një plan emergjence prej 100 milion dollarësh, për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse. Plani është pjesë e një fushate të intensifikuar ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të vënë nën kontroll sëmundjen vdekjeprurëse. Shifrat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetsisë tregojnë se janë 1,323 raste të konfirmuara dhe të dyshuara, duke përfshirë 729 të vdekur në Guine, Liberi dhe Sierra Leone që nga marsi i këtij viti.

Organizata Botërore e Shëndetsisë thotë se përhapja e sëmundjes së ebolës në këto përpmasa është një ngjarje e pashembullt. Ebola ka një periudhë inkubacioni prej dy deri në 21 ditësh. Ajo përhapet nëpërmjet kontaktit me gjakun apo lëngjet trupore të një personi të infektuar. Nuk ka kurë për sëmundjen dhe shkalla e vdekjes nga arrin deri në 90 për qind. Por, zyrtarët e shëndetësisë theksojnë se njerëzit që kërkojnë trajtim sa më të shpejtë pas shfaqjes së simpotomave kanë një shans më të mirë të mbijetojnë.

Simptomat e para janë si ato të gripit dhe mund të rezultojnë në hemorragji nga pjesë të të jashtme të trupit si sytë dhe mishi i dhëmbëve, dhe në hemorragji të brendshme e cila mund të rezultojë në dështimin e organeve.

Rreth dy mijë e katërqind vullnetarë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq kanë punuar në tre vendet e infektuara që kur filloi kriza epidemike e ebolës. Por sipas mjekut Max Gertler të organizatës Mjekët pa Kufi, ka disa arsye që e bëjnë trajtimin e ebolës të vështirë.

“Para së gjithash, është frika. Frika që çdokush duhet ta kapërcejë kur punon me të infektuar. Pastaj është rreziku se mund të infektohesh vetë. Qëllimi ynë kryesor është që asnjë nga anëtarët e personelit tonë të infektohet ndërkohë që organizata është në gjendje t’i ofrojë ndihmë pacientëve dhe komuniteteve.”

Udhëheqësit e vendeve të Afrikës perëndimore fillimisht ishin të ngadaltë në përgjigjen e tyre ndaj përhapjes së sëmundjes. Tani ata po marrin masa të jashtëzakonshme për ta kontrolluar atë. Liberia ka mbyllur shkollat, dhe ka urdhëruar punonjësit jo-të domosdoshëm publikë për të mos shkuar në punë dhe mbylli kufijtë e saj. Sierra Leone ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme dhe thirri trupat që të vënë në karantinë të prekurit nga ebola. Megjithatë nevojitet më shumë se këto masa për të kontrolluar sëmundjen.

“Një epidemi nuk trajtohet plotësisht duke trajtuar pacientët.
Një epidemi ka nevojë për masa të shëndetit publik dhe masa të fuqishme të shëndetit publik. Në të gjitha zonat e prekura nga epidemia autoritetet shëndetësore kanë nevojë për personel të kualifikuar, makina, motoçikleta, dhe karburant për të ndjekur personat që kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo është detyra më e rëndësishme për të gjetur se kush ka qenë në kontakt me personin e sëmurë dhe pastaj ta ndjekin atë për 21 ditë në komunitetin e tij, dhe për ta sjellë atë në qendrën trajtimit sa më shpejt që ai të tregojë simptomat e para.”

Por, shumë qendra shëndetësore të komuniteteve nuk kanë qasje në energji elektrike. Kjo do të thotë se nuk ka frigoriferë që të ruajnë në mënyrë të sigurtë vaksinat ose ilaçet nga temperaturat e larta.

Ka gjithashtu një mungesë të qendrave të testimit. Për shembull, vetëm dy qendra ndodhen në lindje të Sierra Leones. Njëra është drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe tjetra nga Mjekët pa Kufi. Disa njerëzve mund t’i duhet të udhëtojnë qindra kilometra për të arritur atje dhe pastaj të presin dy ose tre ditë për rezultatet. Ishte gjatë kësaj periudhe pritjeje që familjet tërhoqën pacientët nga institucionet shëndetësore.

“Është jashtëzakonisht e kushtueshme. Jo vetëm që duhen mjekët dhe infermieret në vend por edhe trajnimi i personelit lokal, sepse ne zakonisht kemi dhjetë herë më shumë punonjës lokalë se sa punonjës ndërkombëtarë në projektet tona. Por nevojitet karburanti, ujit, klori, dhe materialet logjistike për të drejtuar ose përdorur si duhet burimet.”

Ndërsa vendet e Afrikës perëndimore po luftojnë epideminë e sëmundjes vdekjeprurëse, mjeku Max Gertler nënvizon se vetëm më shumë ndihma mund ta mposhtin epideminë e ebolës.

XS
SM
MD
LG