Lidhje

Oxfam: Ebola, "katastrofa humanitare e brezit tonë"


Agjencia ndërkombëtare e ndihmave Oxfam po u bën thirrje ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që të shtojnë përpjekjet për të luftuar Ebolën, një sëmundje që Oxfam thotë se mund të jetë “katastrofa humanitare e padiskutueshme e brezit tonë”.

Kreu i kësaj organizate bamirëse britanike, Mark Goldring ka bërë thirrje që të dërgohen më shumë trupa, fonde dhe personel mjekësor në Sierra Leone, Guine dhe Liberi, vendet që janë goditur më rëndë nga epidemia. Ai tha se vendet që nuk marrin pjesë në angazhimin për të luftuar Ebolën “vënë në rrezik jetë njerëzish”.

Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf tha në një letër të hapur dërguar BBC-së sot se “e gjithë bota është e rrezikuar” dhe duhet ta luftojë Ebolën. Zonja Sirleaf tha “është detyra e të gjithëve, si qytetarë globalë të dërgojnë mesazhin që nuk do të lihen miliona Afrikano-Perëndimorë që të luftojnë të vetëm”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 4 mijë e 500 vetë kanë vdekur nga Ebola në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG