Lidhje

SHBA, rishqyrtohet qasja ndaj pacientëve me Ebola


Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara po këshillojnë spitalet e vendit të rishqyrtojnë qasjen e tyre ndaj kujdesit për pacientët e prekur me virusin Ebola.

Duke folur të hënën në Atlanta të Xhorxhias, Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Tom Frieden, u bëri thirrje spitaleve të jenë të kujdesshëm me pacientët me temperaturë të lartë ose simptoma të tjera të Ebolës, të cilët kanë udhëtuar në tre vendet më të goditura të Afrikës Perëndimore, Liberi, Sierra Leone dhe Guine, në 21 ditët e fundit.

Dr. Frieden tha gjithashtu se autoritetet po hetojnë se si një infermiere në Dallas u bë personi i parë që u prek nga sëmundja brenda Shteteve të Bashkuara. Ai tha se një "shkelje e protokollit" është arsyeja e infeksionit të infermieres, e cila po trajtonte një liberian i cili ishte personi i parë që vdiq nga Ebola në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Barak Obama të premten zhvilloi një takim me anëtarë të lartë të administratës së tij për të diskutuar mos ndjekjen e procedurave në spitalin e Dallasit që çoi në infektimin e një infermierje me virusin Ebola. Ai tha se duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe për të mos lejuar përsëritjen e këtij gabime në qendrat tjera shëndetësore në vend.

XS
SM
MD
LG