Lidhje

Dyshime për një rast me Ebola në Suedi


Autoritetet shëndetësore suedeze po shqyrtojnë një rast të mundshëm me Ebola në një spital të Stokholmit.

Njoftimet e medias thonë se një burrë që kishte udhëtuar kohët e fundit në një “zonë me rrezikshmëri” për virusin, po vuan nga ethet dhe po trajtohet në izolim.

Ata nuk nxorrën detaje të tjera për rastin.

Javën e kaluar, Senegali u bë vendi i pestë që prekej nga epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore, që ka shkaktuar vdekjen e mbi 1 mijë e 500 vetëve këtë vit, shumica në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se epidemia 6 mujore po përshkallëzohet, me 40 për qind të rasteve vetëm muajin e fundit.

XS
SM
MD
LG