Lidhje

Një serum për ebolën?


Professor of the Emory School of Medicine Infectious Disease Division Bruce Ribner speaks during a news conference at Emory University Hospital in Atlanta, Georgia, Aug. 1, 2014.

Professor of the Emory School of Medicine Infectious Disease Division Bruce Ribner speaks during a news conference at Emory University Hospital in Atlanta, Georgia, Aug. 1, 2014.

Gjendja e dy amerikanëve të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e Ebolës, ndërsa punonin në Afrikë duket se po përmirësohet pasi u trajtuan nga një ilaç bioteknologjik eksperimental që prodhohet nga duhani.

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë bërë fushatë për vite me radhë kundër pirjes së duhanit dhe përdorimit të prodhimeve të duhanit për të ulur numrin e vdekjeve nga kanceri. Por një kompani që ka vetëm nëntë punonjës në Kaliforni, Mapp Biopharmaceutical ka zhvilluar një serum kundër Ebolës, që e quan Zmapp nga proteina terapeutike që gjenden tek bima e duhanit.

Kompania kishte vënë re rezultate të favorshme nga provat me ilaçin tek majmunë të infektuar me Ebola, por nuk ishte lejuar nga zyrtarët e shëndetësisë amerikane ta përdorte tek njeriu.

Megjithatë kompania e vuri në dispozicion për dy amerikanët, gjendja e të cilëve duket se po përmirësohet.

XS
SM
MD
LG