Lidhje

Ebola, pezullohen fluturimet


Një linjë e dytë ajrore ka pezulluar fluturimet në pjesë të Afrikës Perëndimore, për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës në rajon.

British Airways tha sot se po pezullon fluturimet në Liberi dhe Sierra Leone për shkak të “keqësimit të situatës së shëndetit publik në të dyja vendet”. Agjencia tha se pezullimi do të vazhdojë deri më 31 gusht.

Kompania ajrore Emirates e pezulloi shërbimin në Guine më 2 gusht.

Tre vendet janë në qendër të epidemisë së Ebolës që ka shkaktuar vdekjen e afro 900 vetëve në rajon këtë vit.

Dje vonë, Banka Botërore u angazhua të japë 200 milionë dollarë për të ndihmuar Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të përmirësuar sistemet e shëndetit publik dhe për të ndihmuar komunitetet të përballojnë ndikimin ekonomik të krizës.

XS
SM
MD
LG