Lidhje

SHBA, laboranti ekspozohet ndaj virusit të Ebolës


Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve thotë se një laborant që merret me analiza për Ebolën, mund të jetë ekspozuar aksidentalisht ndaj virusit.

Një zëdhënës i qendrës tha se incidenti ka ndodhur në Atlanta të Xhorxhas. Ai tha se një sasi e vogël e virusit aktiv të Ebolës mund të jetë transferuar gabimisht nga një laborator tek një tjetër, i cili nuk ka qenë i pajisur siç duhet për trajtimin e virusit.

Laboranti po mbahet nën vëzhgim për 21 ditë, që është periudha e inkubacionit për sëmundjen. Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve po shqyrton gjithashtu në se disa punonjës të tjerë që kanë hyrë në laborator mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

XS
SM
MD
LG