Lidhje

10 milionë dollarë për kapjen e el-Baghdadit


Për gati tre vjet me radhë Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milion dollarë për kapjen e njeriut, i cili ka dalë tani si udhëheqës i kryengritësve islamikë, që kontrollojnë një territor të gjerë të Sirisë dhe Irakut.

Personi i njohur me emrin Ebu Bekr el-Baghdadi, ka qenë mbajtur në arrest nga autoritetet amerikane gjatë luftës në Irak.

Ai u kap nga ushtria amerikane në vitin 2005, dhe u mbajt katër katër vjet në kampin e paraburgimit Bucca në Irakun jugor.

Por me pakësimin e operacioneve ushtarake amerikane në Irak, ish-presidenti George W. Bush nënshkroi një marrëveshje që ia dorëzonte Irakut të gjithë të ndaluarit. Autoritetet irakiane e liruan al-Bagdadin në vitin 2010.

Po atë vit, al-Baghdadi mori drejtimin e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, i cili po kërcënon qeverinë irakiane, ndërkohë që militantët kërkojnë të imponojnë një kalifat islamik suni në të gjithë Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG