Lidhje

Amb. Jacobson për krimin ekonomik në Kosovë

  • Leonat Shehu

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, tha sot në Prishtinë se Departamenti amerikan i Thesarit është duke punuar me të gjitha agjencitë e qeverisë së Kosovës për të rritur aftësinë e tyre për hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e krimeve ekonomike.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e bizneseve tatimpagues më të mëdhenj të vendit të organizuar nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, u tha se lufta kundër këtyre krimeve është përparësi e institucioneve që tashmë kanë miratuar një strategji për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin të parave dhe financimin e krimeve ekonomike.

XS
SM
MD
LG