Lidhje

Propozim për stimul ekonomik për Evropën


Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se një stimul prej 380 miliard dollarësh është i nevojshëm për rigjallërimin e ekonomisë së Bashkimit Evropian dhe për t'i treguar botës se "Evropa i është rikthyer normalitetit."

Shefi i Komisionit Evropian tha sot se në bazë të këtij propozimi, institucionet evropiane do të japin një sasi fillestare prej 26 miliard dollarësh për të përmirësuar besimin e investitorëve në Evropë ku borxhet masive qeveritare e kanë penguar rigjallërimin e tregut të investimeve.

Zoti Junker tha se Banka Evropiane e Investimeve do të shërbejë si instrumenti kryesor për injektimin e këtyre fondeve në ata sektorë që përndryshe do ta kishin të pamundur tërheqjen e investimeve private.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG