Lidhje

Sfida të reja në një ekonomi të re

  • Jim Randle

Megjithë përmirësimet e kohëve të fundit, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë e lartë. Por në të njëjtën kohë, ekspertët thonë se mungesa e punonjësve të kualifikuar në fushën e kompjutërve do të thotë që miliona vende pune në fushën e teknologjisë mund të mbeten bosh. Presidenti i një kolegji, që jep mijëra diploma teknike çdo vit, thotë se shkollat përballen me vështirësi për të siguruar kualifikimet reja të nevojshme për profesionet teknike, që nuk ekzistonin para pak vjetësh.

Kolegji i Virxhinias Veriore afër Uashington ka disa kampuse, 75 mijë studentë dhe ofron një diplomë 2 vjeçare. Shumë prej studentëve të tij, përfshirë edhe Marc McCarthy, shpresojnë t’i kthejnë kualifikimet në teknologjhinë kompjuterike në një profesion të ri me rrogë të mirë.

“Fatmirësisht në këtë industri, ne jemi të bekuar me shumë vende pune”.

Marc McCarthy u është kthyer studimeve të larta pasi punoi për shumë vjet në industrinë e hoteleve e restoranteve, e cila, thotë ai, në të ardhmen ofron pak mundësi të mira.

Ekspertët thonë se shumë vende pune në sektorin e prodhimit, ato administrative dhe menaxhimi të nivelit të mesëm, janë eliminuar nga konkurenca automative dhe ajo e huaj gjatë viteve të fundit. Ekonomistia e Universitetit Cornell Sharon Poxter thotë se këto vende pune siguronin një rrogë mjaft të mirë, por tregu i punës ka ndryshuar.

“Shtimi i vendeve të punës ka ndodhur në sektorin me kualifikime të pakta e me të ardhura të ulta ose me kualifikime të shumta e me të ardhura të larta. Prandaj ne kemi përjetuar një boshllëk në klasën e mesme, në vendet e punës në fabrika dhe në zyra”.

Profesorët u thonë studentëve se është më e rëndësishme se kurrë më parë që të përqëndrohen tek kualifikimet në matematikë, shkencë dhe në fushën e kompjuterëve sepse ndryshimet teknologjike po ndodhin shumë shpejt dhe kërkesat për kualifikime shumë të specializuara po shtohen.

Administratorët e shkollave përpiqen gjithashtu të identifikojnë aftësitë e nevojshme për profesione të reja dhe të gjejnë mënyra për të dhënë mësime rreth tyre.
Presidenti i Kolegjit të Virxhinias Veriore, Robert Templin, thotë se për shkollat është e vështirë që të plotësosjnë nevojat e këtij tregu pune në ndryshim të vazhdueshëm.

“Vetëm në 5 vjetët e fundit, kariera të reja në fusha si teknologjia e informacionit shëndetsor, siguria kibernetike, sistemet gjeohapsinore, këto fusha as që nuk ekzistonin para 10 vjetësh. Prandaj përgatitja e kuadrit për vende pune që as nuk ekzistojnë ende është diçka mjaft e vështirë”.

Por zoti Templin thotë se përpjekje të tilla janë të rëndësishme sepse ato shtojnë mundësitë prë të diplomuarit që të gjejnë punë të mira. Të diplomuarit në shkencat kompjuterike, thotë ai, mund të gjejnë një punë fillestare me rrogë prej 60 mijë dollarësh në vit.

Papunësia mes të diplomuarve të universitetit është e ulët, por një studim i kohëve të fundit tregon se 40 për qind e tyre thonë se bëjnë punë që nuk kërkojnë diplomën që ata kanë fituar. Ata janë të zhgënjyer se këto punë nuk u sigurojnë atyre ato lloj rrogash për të cilat ata kishin shpresuar.
XS
SM
MD
LG