Lidhje

SHBA: Parashikime për rimëkëmbje modeste


Drejtuesit e shumë prej kompanive më të mëdha amerikane parashikojnë një rimëkëmbje ekonomike modeste në gjysmën e dytë të vitit 2014.

Pjesëmarrësit në anketën “Tryeza e Biznesit” parashikojnë përmirësimin e situatës së shitjeve, investimeve dhe punësimeve, por shtojnë se rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë më e ngadalshme se standartet e nevojshme.

Drejtuesit e kompanive thonë se bizneset e tyre dëmtohen nga pagat e larta, kostot e zbatimit të rregullatorëve, krahas me shqetësimet lidhur me koston e shërbimit shëndetësor.

Ndërkohë, një raport i veçantë i Departamentit të Tregtisë tregoi një rritje me 25 për qind në tregun e shitjes së shtëpive të reja. Ekonomistët thonë se kjo rritje u favorizua nga përmirësimi i tregut të aksioneve dhe I situatës së punësimit.
XS
SM
MD
LG