Lidhje

Ekuador, 233 të vdekur nga tërmeti


Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador u rrit sot në 233 viktima, ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Shifrat më të fundit të qarkulluara nga zyra e Presidentit Rafael Correa reflektojnë një numër tre herë më të madh të viktimave të raportuara fillimisht.

Qindra njerëz të tjerë janë plagosur nga tërmeti prej 7.8 ballësh që goditi pranë bregdetit.

Raportimet fillestare treguan dëme të rënda në qytetin bregdetar Manta. Ekipet e shpëtimit arrinin me vështirësi në portet e peshkimit dhe plazhet turistike. Sipas Presidentit Correa, qyteti bregdetar Pedernales me 40 mijë banorë është shkatërruar plotësisht. Zëvendës Presidenti Jorge Glas është nisur drejt kësaj zone të goditur më rëndë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG