Lidhje

Ekuador: Besimtarët në pritje të Papa Françeskut


Mijëra besimtarë qëndruan jashtë gjatë natës në Ekuador, në pritje të Papa Françeskut, që fillon një turne tre-ditor në këtë vend, me një meshë të hapur në qytetin jugperëndimor Guayaquil.

Më tepër se një milion njerëz pritet të jenë të pranishëm në meshë.

Papa 78-vjeçar mbërriti dje në kryeqytetin Quito të Ekuadorit, ndalesa e parë e turneut të tij. Ai u prit nga autoritetet qeveritare dhe të kishës, si dhe nga një grup fëmijësh të veshur me rroba me ngjyra.

Papa pritet të shkojë nesër përsëri në kryeqytetin ekuadorian për një shërbesë në parkun qendror të qytetit dhe pastaj do ta vazhdojë turneun në Bolivi dhe Paraguaj.

XS
SM
MD
LG