Lidhje

Shqipëri: Opozita braktis parlamentin


Kryeministri Rama tha se vendi ka shumë tema shqetësuese për diskutim midis shumicës dhe opozitës dhe se ai ishte gati për dialog.

Në Tiranë, deputetët e opozitës braktisën përsëri parlamentin, në shenjë proteste për shkeljet ligjore, që sipas tyre, po bën qeveria. Përfaqësues të Partisë Demokratike pohuan se qeveria po mashtron dhe po shkel Kushtetutën. Ndërsa kryeministri Rama përsëriti ftesën për dialog, për reformën territoriale dhe për shumë probleme të tjera në vend.
Shqipëri: Opozita braktis parlamentin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00

Parlamenti shqiptar zhvilloi sot një tjetër seancë të tensionuar, ku qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për mënyrën e qeverisjes së vendit. Deputetët e opozitës braktisën seancën plenare, sapo kryeministri Rama mori sërish fjalën për të dhënë shpjegimet e tij mbi çështjet që ngritën deputetët e Partisë Demokratike. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan qeverinë se po shkarkon mijëra ekspertë të administratës për t'i zëvendësuar me militantë socialistë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se qeveria po shkel ligjet dhe Kushtetutën, duke mos zbatuar vendimet e gjykatave dhe dule larguar nga administrata qindra nëpunës. Ai tha se qeveria nuk po u qëndron besnike ligjeve dhe as premtimeve që ka bërë në fushatë zgjedhore për shërbime falas dhe ulje taksash, por po bën të kundërtën.

Ndërkohë që deputetët e opozitës u larguan nga salla kryeministri Rama tha se reforma administrative territoriale duhet bërë me mirëkuptim në parlament dhe ftesa për bisedime me opozitën është në dobi të kësaj reforme. Jo më kot, tha ai, opozitës iu dha një numër i barabartë anëtarësh dhe e drejta e vetos në komisionin parlamentar për reformën territoriale, ku ajo nuk po merr pjesë.

Zoti Rama tha se vendi ka shumë tema shqetësuese për diskutim midis shumicës dhe opozitës, duke theksuar se qeveria është e gatshme të ulet në tryezë për bisedime midis palëve për të diskutuar një seri problemesh të tjera si çështje të kushtetutës, reforma e pensioneve, trajtimi i integruar i mbetjeve urbane, miradministrimi i ujësjellësave, transporti urban, energjisë, tokave, ndërtimeve

Parlamenti miratoi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së qeverisë me FMN-në dhe shtyu për seancat e tjera të ndryshimeve në ligjin “Për nëpunësin civil”. Seancat plenare të parlamentit po kthehen shpesh në tribuna të gjuhës së ashpër mes politikanëve, megjithë përpjekjet e gjithanshme për t'i bërë ato më të frytdhënëse.

XS
SM
MD
LG