Lidhje

Rama: aksion kundër vjedhjes së energjisë

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një operacioni të gjerë në të gjithë vendin kundër vjedhjes së energjisë, ku do të angazhohen edhe strukturat e policisë. Zoti Rama tha se kjo do të jetë një luftë me të gjithë hajdutët e energjisë dhe se ajo do të nisë me ata që kanë biznese por që e vjedhin energjinë.
Ai shtoi se të gjithë kanë vetëm 5 ditë kohë, para se të nisë operacioni “që të kthehen në binarët e ligjit”, theksoi kryeministri. Me ndryshimet e fundit ligjore kush kapet duke vjedhur energjinë rrezikon tre vjet burg, ndërsa ndëshkimi shkon në 5 vjet për ata që drejtojnë biznese dhe shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme energjinë
“Ky është një operacion ku pa as më të voglin dyshim do të duhet që çdo vjedhës i energjisë të përballet drejtpërdrejt me ligjin dhe për çdo vjedhje të energjisë të ketë ndëshkim si për çdo hajdut tjetër”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Vjedhja e energjisë në Shqipëri që vazhdon prej shumë e shumë vitesh është kthyer në një sëmundje e cila rëndon ndjeshëm mbi ekonominë e vendit por edhe mbi xhepat e asaj pjesë qytetarësh të cilët e paguajnë atë rregullisht. Eshtë të pajtën 150 milion euro kostoja e përvitshme e vjedhjeve. “Do ta fillojmë nga ata që janë problemi kryesor, nga ata që kanë fabrika, kanë biznese të mëdha dhe që paguajë sa një sahat familjar. Nuk do t’u ndahemi. Kanë 5 ditë kohë. 5 ditë kohë, që të rikthehen në binarët e ligjit”, nënvizoi kryeministri.
Ky operacion përbën një sfidë të vërtetë për qeverinë. Shpesh janë ndërmarrë aksione kundër vjedhjeve të energjisë, por situata thuajse nuk ka ndryshuar. Vetëm gjatë këtij viti janë ndërprerë afër 600 mijë lidhje të paligjshme, por një pjesë e tyre janë kthyer duke riludhur sërish, edhe sepse ndëshkimet kanë qenë të pakta, ose me masa të papërfillshme nga gjykatat. Janë 1512 denoncime të bëra nga Operatori i shpërndarjes në Prokurori vetëm për 9 muajt e parë të këtij viti, por vetëm për 103 prej tyre ka përfunduar gjykimi. Për këtë arsye, kryeministri Rama përdori një gjuhë të ashpër ndaj gjyqtarëve:
“Një gjë ta kenë të qartë të gjithë gjykatësit që vazhdojnë lëshojnë pa asnjë të drejtë ata që kapen në flagrancë për ndërtime pa leje apo që trajtojnë hajdutët e energjisë elektrike si kalimtarë. Gjykatësit do t’i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike dhe nuk do t’u ndahemi”.
Aksioni i paralajmëruar sot vjen edhe pas ndryshimeve ligjore që ju bën kodit penal, ku tanimë vjedhja e energjisë dënohet me 3 vjet burg, dhe kjo masë shkon në 5 vjet, nëse vjedhja bëhet nga sipërmarrjet.
Sektori energjitik është sot ndoshta më problematiku. Ai është zhytur në një zinxhir borxhesh. Autoritetet kanë premtuar një reformë të thellë. Banka Botërore dha së fundmi një kredi prej 150 milion dollarësh në mbështetje të këtij sektori. Debate të shumta ndërkohë ka nxitur mundësia e rritjes së cmimit të energjisë.
Kryeministri Rama tha sot se nuk do të ketë rritje të cmmit por se do të hiqet fasha mbrojtëse deri në 300 kilowat, dhe se për këtë familjet e varfëra dhe pensionistët do të rimbursohen nga vetë shteti. Por për partinë demokratike një masë e tillë do të ishte praktikisht një rritje direkte e cmimit, duke e cilësuar të gënjeshtërt deklarimin e zotit Rama për të kundërtën.
XS
SM
MD
LG