Lidhje

Rama: "Do të rregullojmë ekonominë dhe drejtësinë. Këto duan më shumë shqiptarët."


Kryeministri Rama komentoi projektin e ri për ekonominë në konferencën e fundit të vitit: si do të rritet punësimi dhe biznesi, investimet dhe formalizimi i ekonomisë.

Ekonomia dhe drejtësia janë fushat ku priten reformat më të thella nga qeveria shqiptare vitin e ardhshëm, midis shumë sfidash dhe vështirësish të tjera. Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se për gjallërimin e ekonomisë ka disa burime zhvilluese si shlyerja e borxheve dhe faturave shtetërore ndaj privatëve, ulja e taksave për biznesin e vogël, projekte të njohura si ai i gazit TAP, legalizimi i ndërtimeve të parregullta dhe formalizimi i ekonomisë në të zezë; të gjitha do të këto veprime së bashku me sistemin e ri të taksave do të shtojnë punësimin - tha zoti Rama.

“Qeveria do të publikojë në janar një platformë të re për legalizimin e ndërtimeve në zonat informale, si dhe do të ngrejë agjencinë kombëtare të bregdetit”, - tha kryeministri Rama, por kryesore mbeten investimet vendase dhe të huaja, ato që do të rritin ekonominë me biznese të ligjshme, pa klientela dhe as veprimtari ekonomike të paligjëruara.

Ndërkaq, reforma në sistemin gjyqësor po hartohet nga ministria e drejtësisë, dhe kërkon përfshirjen e më shumë institucioneve për ta bërë realitet. Zoti Rama tha se reforma në drejtësi mund të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese, por shumica e majtë nuk i sheh ndryshimet kushtetuese si qëllim në vetvete.

Kryeministri Rama shpjegoi edhe ambicjet për një strategji të përbashkët qeverisje me Kosovën, për t'i kufijtë të padukshëm, sic u shpreh ai. Ndërsa për marrëdhniet me opozitën, zoti Rama tha se qeveria është e gatshme të mirëpresë cdo propozim racional dhe zgjidhje alternative në dobi të vendit gjatë hartimit të ligjeve në parlament për reforma të ndryshme. Ndërkohë Partia Demokratike publikoi një deklaratë, ku theksohej se 100 ditët e para të qeverisjes socialiste, janë 100 ditët e rritjes së krimit dhe e pasigurisë së jetës, duke iu referuar një serie ngjarjesh kriminale.

Bashkëpunimi i frytshëm mes qeverisë dhe opozitës për disa reforma themelore është kërkuar nga shqiptarët dhe Bashkimi Europian si shenjë e normalizimit të jetës politike të vendit, megjithatë, sipas analistëve, në pak kohë të ndërrimit të pushtetit marrëdhëniet mes tyre bazohen ende mbi mosbesimin dhe nihilizmin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG