Lidhje

Reformimi i drejtësisë: Rinis komisioni parlamentar


Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi zhvilloi sot mbledhjen e parë pas miratimit me 140 vota të plota të paketës kushtetuese.

Ndryshe nga dhjetëra mbledhjet e mëparshme me debate, grindje dhe bojkote, kjo e sotmja, edhe pse e mbyllur për mediat, u përshkrua nga të pranishmit si një takim i qetë, ku palët renditën vërejtjet e tyre për Vetingun, KLP dhe KLGJ dhe u mirëkuptimi u gjet në shumicën e pikave.

Pas miratimit te reformes ne drejtesi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Temat që mbajtën ndezur polemika të mprehta e nervoze për muaj me rradhë sot u trajtuan me qetësi për disa minuta.

Por ndërkohë që komisionerët po diskutonin ndryshimet ligjore në një frymë mirëkuptimi, kryetarët e dy partive të mëdha rinisën të shkëmbenin akuza e replika nervoze mbi punën e qeverisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se pas reformës në drejtësi e ka rradhën reforma zgjedhore dhe se vendit i duhet një qeveri teknike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Konsensusi ishte fitorja e kësaj reforme. Opozita bëri maksimumin për të gjetur mirëkuptimin mbi vlerat më të mira të demokracisë europiane dhe e mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Tani është rradha e reformës zgjedhore dhe zgjedhjet e lira e të ndershme mund t'i garantojë vetëm një qeveri teknike” - tha zoti Basha.

Por reagimi i kryeministrit Rama ishte i menjëhershëm. Ai tha se kryetari i opozitës nuk mund të vendosi kushte një qeverie me mandat katërvjeçar për të qeverisur Shqipërinë.

Në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi bashkëpunimi po vazhdon për një seri çështjesh të tjera teknike me synimin që paketa e ndryshimeve ligjore të reformës së sistemit gjyqësor të mund të mbyllet brenda muajit gusht.

Një tjetër debat ka nisur ndërkohë nëse seanca e jashtëzakonshme plenare duhet mbajtur gjysmën e parë apo të dytë të gushtit.


XS
SM
MD
LG