Lidhje

Rama: Bashkëpunim me institucionet e pavarura


Në Shqipëri, kryeministri i ardhshëmi i vendit Edi Rama tha sot se ai nuk do të fusë shumicën e rë në një betejë politike me institucionet e pavarura dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me to për realizimin e reformave të nevojshme.

Zoti Rama, i cili u takua javën e shkuar me presidentin Nishani, shprehu shqetësim për vendimet e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për promovimin e disa gjyqtarëve. Ai deklaroi se pushteti gjyqësor do të gjejë te shumica një partner të paepur në luftën për rilindjen e drejtësisë, por se në të njetën kohë ajo nuk do të bëhet aleate me gjykatës të korruptuar.

Zoti Rama shprehu kritika ndaj punës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shtuar megjithatë se ka vullnetin e plotë për të luftuar, krah për krah, me organin e prokurorisë dhe me atë personalisht, kundër këtyre fenomeneve, në çdo nivel e të çdo kohë, tha ai.

Zoti Rama nënvizoi se shpresonte që "prokuroria të shënojë progres real gjatë katër viteve të ardhshme në betejën me krimin dhe korrupsionin, duke u bërë protagoniste e kësaj beteje jo duke mbetur një dëshmitare anemike në skenën e betejës", deklaroi kryeministri i ardhshëm.
XS
SM
MD
LG