Lidhje

Shtohen tubimet politike në Tiranë


Veprimtaritë politike tani nuk po mbahen vetëm në kryeqytet. Partitë kryesore parlamentare po i shtrijnë këto tubime edhe në qytete të tjera.

Partia Socialiste e opozitës po zhvillon në Tiranë një konventë dyditore, ku po shpjegon programin e vet konkurrues për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Përfaqësuesit kryesorë të socialistëve folën me radhë mbi kapituj të ndryshëm të programit, nga ekonomia, arsimi, çështjet sociale, sporti dhe refoma të ndryshme në këto fusha. Kryetari i PS, Edi Rama, tha se veprimtarët e opozitës do të zhvillojë një fushatë derë më derë për t’u argumentuar votuesve detaje të programit të opozitës për një rilindje shqiptare, siç e quajnë ata.

Partia Demokratike po zhvillon gjithashtu takime të ndryshme me rininë dhe përkrahësit e vet në qytetet kryesore. Kryetari i PD-së dhe kryeministri Berisha thotë se drejtuesit aktualë të opozitës po ndjekin të njëjtën rrugë izolimi dhe shtetëzimi që ndoqi diktatura komuniste.

Veprimtaritë politike tani nuk po mbahen vetëm në kryeqytet. Partitë kryesore parlamentare po i shtrijnë këto tubime edhe në qytete të tjera. Afërsisht në të njëjtën kohë me PS, edhe kryetari i LSI-së, Iliri Meta, foli në Lushnje për ekonominë, punësimin, zhvillimin e Shqipërisë.

Ndërkohë që partitë po zhvillojnë takime të pjesshme me përkrahësit e tyre, diplomatë të rëndësishëm nga SHBA dhe BE po kërkojnë në mënyrë të përsëritur se është shumë e rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë, që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG