Lidhje

Nis diskutimi i reformave në spitale


Rama: "Qindra mijë dollarë barna skadojnë në depot, por sfida kryesore është që spitalet publike të ngrejnë konkurrencën me ato private".

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot bashkëpunimin e mjekëve shqiptarë për të kryer reformat në sistemin shëndetësor dhe për të ndërtuar autonominë spitalore. Zoti Rama deklaroi në një takim me doktorët e Qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza”, se skema aktuale e sigurimeve shëndetësore ka falimentuar dhe tani do të ndiqet përvoja e vendeve të zhvilluara që kanë sigurime shëndetësore me mbulim universal. Ai theksoi se rrjeti shëndetësor ka nevojë urgjente për një koncept bashkëkohor të menaxhimit, ndërsa deri tani ekziston një mbivendosje kompetencash, prej nga përfiton vetëm korrupsioni.

Kryeministri Rama tha se gjendja në spitale është e rëndë, disa qindra mijë dollarë barna skadojnë vit për vit në depot e spitaleve nga mospërdorimi, por sfida kryesore është që spitalet publike të ngrejnë konkurrencën me ato private, duke përmirësuar menaxhimin e vet duke motivuar mjekët.

Kryeministri Rama tha që përpara se të shtojë financimet për sistemin shëndetësor, qev

eria do të rritë efektshmërinë e fondeve ekzistuese, kur te sigurohet që ato të mos ushqejnë më korrupsionin. Fondet do të rriten kur autoritetet spitalore do të përdorin mirë financat ekzistuese dhe pastaj të argumentojnë se duhen shtesa fondesh në sektorë të ndryshëm. Sipas tij nga janari do të fillojë ulja e çmimeve të barnave, madje do të ketë çmime tavan për barnat, për të cilat do të hiqet edhe taksa e vlerës së shtuar.

Ndërkohë Partia Demokratike e opozitës publikoi një deklaratë ku përsëriti premtimet e socialistëve gjatë fushatës zgjedhore, duke vërejtur se kryeministri Rama nuk foli me mjekët për premtimin mbi shëndetësinë falas. Në këtë deklaratë theksohej gjithashtu se për disa vjet sistemi shëndetësor, që përshkruhet prej tij si problematik, drejtohej nga ministra të LSI-së, që janë aleatët kryesorë në koalicionin qeveritar. Opozita ka deklaruar se ajo do të kujtojë vazhdimisht premtimet e socialistëve në zgjedhjet e fundit, dhe do të vëzhgojë përmbushjen e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG