Lidhje

Efekti i lojërave elektronike, që kërkojnë aktivitet fizik


A visitor uses a remote control as she looks at television programmes during the annual MIPCOM television programme market in Cannes, southeastern France, October 4, 2010. The International film and programme market for TV, video, cable and satellite (MIP
A visitor uses a remote control as she looks at television programmes during the annual MIPCOM television programme market in Cannes, southeastern France, October 4, 2010. The International film and programme market for TV, video, cable and satellite (MIP

Lojërat elektronike që përmbajnë ushtrime fizike janë përhapur ndjeshëm vitet e fundit. Por sa të efektshme janë këto lojëra në krahasim me ushtrimet fizike në natyrë? Sipas një studimi të ri, këto lojëra rrisin metabolizmin e fëmijëve të moshës shkollore, në një nivel të ngjashëm me atë të aktivitetit të moderuar apo intensiv fizik.

Prindër dhe arsimtarë shpesh shprehin shqetësimin se fëmijët kalojnë një kohë të gjatë para kompjuterit me lojëra elektronike dhe nuk bëjnë sa duhet ushtrime fizike. Ritmet e obezitetit tek fëmijët përbëjnë një shqetësim real. Por një ekip studiuesish kanë zbuluar se disa lojëra elektronike mund të ofrojnë një mundësi të dobishme për aktivitet fizik.

“Zbuluam se këto lojëra elektronike mund të rrisin aktivitetin fizik nga niveli i moderuar deri në nivel të lartë, por me kusht që të zgjidhen lojërat e duhura në nivelet e duhura. Nëse përdoren këto lojëra, mund të përmbushen udhëzimet për aktivitet fizik”.

Profesor Bailey dhe kolegët e tij kanë studiuar efektet e disa llojeve të ndryshme lojërash elektronike, ku veprimet fizike të fëmijës transformohen në veprime kompjuterike. Studimi përfshinte 39 fëmijë me moshë mesatare 11 vjeç.

Fëmijëve iu kërkua të luajnë të ashtu-quajturat “lojëra me ushtrime” përfshirë boks, kërcim dhe futboll. Për hir të krahasimit, fëmijët bënë edhe 5 kilometra ecje në pistë vrapimi për të njëjtën kohëzgjatje. Rezultatet treguan se fëmijët harxhonin më shumë energji me 5 nga 6 lojërat e zgjedhura se sa gjatë ecjes.

“Ndoshta këto lojëra nuk do të zgjidhin epideminë e obezitetit, por mund t’u shërbejnë prindërve dhe specialistëve të shëndetit për të nxitur fëmijët të bëjnë më shumë ushtrime fizike, veçanërisht për ata fëmijë të cilëve u pëlqejnë lojërat elektronike, por jo aktiviteti fizik”.

Ekspertët pohojnë se koha e shpenzuar në internet, duke parë televizor apo me veprime të tjera pasive janë ndër faktorët që sjellin obezitetin tek fëmijët amerikanë. Ata shpresojnë se disa nga lojërat elektronike do t’i kundërvihen kësaj prirjeje dhe ndoshta do t’i nxisin fëmijët të merren edhe me aktivitete të tjera fizike e sportive.

Dr. Deb Lonzer është pediatre në Klinikën e Klivlandit. Ajo nuk ka marrë pjesë në studim, por është optimiste nga rezultatet e tij.

“Fëmijët duhet të luajnë jashtë. Ka plot mënyra për ushtrime fizike, por këto lojëra janë aktivitet i mirë për gjithë vitin dhe japin rezultat për të rritur metabolizmin, për të djegur kalori dhe duke sjellë humbje peshe”.

Studiuesit nënvizojnë se jo të gjitha lojërat me aktivitet fizik japin të njëjtin rezultat. Për shembull, loja e boksit në Wii kërkon më shumë energji se loja e golfit, si dhe ushtron muskuj të ndryshëm. Po ashtu, studiuesit theksojnë se studimi nuk u hap dritën e gjelbër të gjitha lojërave elektronike. Ata shtojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të matur ndikimet fiziologjike të këtyre lojërave dhe për të parë nëse vërtet i nxisin fëmijët të bëjnë një jetë më aktive.

XS
SM
MD
LG