Lidhje

Komisioni hetimor dëgjon Egin Cekën


Në Shqipëri komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të ashtuquajturin incident të Vjenës dëgjoi sot diplomatin Egin Ceka i cili pretendon se kryetari socialist Edi Rama ka reaguar edhe fizikisht ndaj tij.

Në dëshminë e tij para komisionit hetimor në të cilin nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës, diplomati Ceka tha se kishte kontaktuar zotin Rama pas takimit në Akademinë e Vjenës, për t’i shprehur atij kundërshtimin ndaj deklarimeve se përfaqësitë diplomatike shqiptare janë të politizuara. Sipas tij zoti Rama kishte reaguar britalisht duke i kërkuar që të largohej nga salla dhe se kishte tejkaluar kufirin e komunikimit njerëzor me një gjest fizik. Diplomati Ceka tha se pas kësaj ai e kishte quajtur Plehrë kryetarin socialist.

Në përfundim të dëshmisë së tij, zoti Ceka deklaroi se jepte dorëheqjen e parevokueshme si diplomat. Një variant të ndryshëm ofroi zoti Fate Velaj, një ndër organizatorët e takimit të Vjenës, sipas të cilit nuk kishte patur asnjë incident, ndërsa tha se kishte parë skenën mes zotit Rama dhe diplomatit Ceka në momentin që ky i fundit kishte përdorur fjalës fyese.

Shumica e djathtë vendosi ngritjen e një komisioni hetimor duke arsyetuar se nga ngjarja në Vjenë është cënuar imazhi i vendit. Partia socialiste nga ana e saj ka akuzuar diplomatin Ceka se ka qenë ai që ka sulmuar kryetarin e saj me një fjalor fyes ndaj tij dhe opozitës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG