Lidhje

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane kryeson zgjedhjet në Egjipt


Të pestë kandidatët kryesorë shprehën optimizëm për shanset e tyre, megjithëse disa prej tyre e pranuan epërsinë e Morsit

Ndërsa egjiptianët mbyllën dy ditë votime në zgjedhjet historike presidenciale, të dhënat e para tregojnë se kandidati i Vëllazërisë Myslimane kryeson mes pesë konkurrentëve kryesorë.

Një zëdhënës i kandidatit Mohamed Morsi, i Vëllazërisë Myslimane tha dje se kandidati kryesonte në sondazhet para qendrave të votimit të kryera nga punonjësit e fushatës të kësaj organizate.

Të pestë kandidatët kryesorë shprehën optimizëm për shanset e tyre, megjithëse disa prej tyre e pranuan epërsinë e Morsit.

Nuk është konfirmuar sesa të sakta janë rezultatet e sondazheve të Vëllazërisë. Rezultatet përfundimtare të raundit të parë pritet të shpallen të martën. Një raund i dytë pritet të më 16-17 qershor mes dy kandidatëve me më shumë vota. Fituesi shpallet më 21 qershor.


XS
SM
MD
LG