Lidhje

Egjipt: Policia përleshet me aktivistët anti-qeveritarë për të dytën ditë


Egjipt: Policia përleshet me aktivistët anti-qeveritarë për të dytën ditë
Egjipt: Policia përleshet me aktivistët anti-qeveritarë për të dytën ditë

Policia egjiptiane u përlesh me aktivistët anti-qeveritarë për të dytën ditë, duke qëlluar me plumba e gaz lotësjellës si dhe me copa betoni në drejtim të protestuesve, të cilët nuk përfillën vendimin e qeverisë për të mos lejuar demonstrata.

Në muzg, mijëra vetë vazhduan protestat në pjesë të ndryshme të Kairos. Pamjet e xhiruara në kryeqytetin egjiptian tregonin masat e demonstruesve që po u vinin zjarrin gomave të makinave dhe qëllonin me gurë forcat e rendit. Policia e sprapsi turmën duke përdorur automjete të blinduara dhe mjete të tjera.

Qeveria thotë se të paktën 500 demonstrues janë arrestuar në vazhdën e protestave që media e huaj i cilësoi si demonstratat më të mëdha në vite.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje qeverisë egjiptiane të tregojë përmbajtje.

XS
SM
MD
LG