Lidhje

Egjipt, dënohen tre gazetarë

FILE- Al-Jazeera English producer Baher Mohamed, center left, Canadian-Egyptian acting Cairo bureau chief Mohammed Fahmy, center, and correspondent Peter Greste, second right, appear in court along with several other defendants during their trial on terr

Një gjykatë egjiptiane dënoi tre gazetarë të Al-Xhazirës me shtatë vjetë burg secili nën akuza se mbështetën Vëllazërinë Muslimane të jashtligjshme dhe përhapën lajme të rreme, në një çështje që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Tre gazetarët e dënuar të hënën në Kajro janë australiani Peter Greste, egjiptiano-kanadezi Mohamed Fahmy dhe egjiptiani Baher Mohamed, i cili u dënua edhe tre vjet shtesë nën akuza të tjera.

Duke folur sot me gazetarët sot në Baghdad, Sekretari amerikan i Shtetit kritikoi ashpër vendimin një ditë pasi bisedoi me udhëheqësit egjiptionë në Kajro.

Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay bëri thirrje për lirimin e gazetarëve duke thënë se media në Egjipt duhet të mbrohet dhe jo të ndiqet penalisht.

Al-Xhazira ka përsëritur se punonjësit e saj thjesht kanë raportuar lajmet.
XS
SM
MD
LG