Lidhje

27 të vrarë në protestat me dhunë në Egjipt


Zyrtarët thanë se vrasjet ndodhën sot jashtë një burgu në Port Said mbasi një gjykatë dha disa dënime me vdekje

Zyrtarët egjiptianë thonë se të paktën 27 njerëz u vranë sot jashtë një burgu në Port Said mbasi një gjykatë dha dënimet me vdekje për thuajse 20 persona në lidhje me një prej trazirave më vdekjeprurëse të ndodhura në një ndeshje futbolli.

Përleshjet filluan sot mes të afërmve të personave që u dënuan me vdekje dhe policëve që ruanin burgun ku u dhanë dënimet. Dhjetra njerëz janë plagosur. Policia ushtarake doli nëpër rrugë për të vendosur rendin.

Më herët, po sot, një gjykatë në Kajro dha dënimin me vdekje për 21 njerëz të akuzuar për pjesmarrje në një ndeshje të dhunshme futbolli vitin e kaluar në Port Said, ku u vranë 74 njerëz.

Të afërm të atyre që humbën jetën nga trazira e vitit të kaluar, që ishin në sallën e gjyqit, nisën të brohorisnin gjatë dhënies së vendimit, duke hedhur parrullat “Zoti është i madh”.

Gjykatësi lexoi emrat e 21 njerëzve të dënuar.

Vendimi për 52 të akuzuarit e tjerë do të njoftohet në 9 mars.

Siç është traditë në Egjipt, dënimet me vdekje çohen për miratim tek autoriteti më lartë fetar i vendit, i quajtur Muftiu i Madh.

XS
SM
MD
LG