Lidhje

Egjipt: ushtria pezullon kushtetutën


Shefi i ushtrisë egjiptiane deklaroi se kryetari i gjykatës kushtetuese të Egjiptit është emëruar kreu i përkohshëm i shtetit

Shefi i ushtrisë egjiptiane pezulloi kushtetutën e vendit dhe deklaroi se kryetari i gjykatës kushtetuese të Egjiptit është emëruar kreu i përkohshëm i shtetit.

Në një fjalim televiziv të mërkurën vonë, shefi i ushtrisë Abdul Fatah Khalil Al-Sisi tha se ushtria dëgjoi thirrjen e popullit egjiptian, pas kërkesave masive të opozitës që Muhamed Morsi të largohej nga pushteti.

Ushtria i kishte dhënë zotit Morsi 48 orë afat për të zgjidhur ngërçin politik përndryshe rrezikonte ndërhyrjen ushtarake. Udhëheqësit ushtarakë thanë se do të impononin një "plan" për Egjiptin nëse dallimet në mes të qeverisë islamike dhe kundërshtarëve të saj nuk do të zgjidheshin deri në orën 5 pasdite të ditës së mërkurë, sipas orës lokale.

Afati skadoi pa ndonjë veprim të dukshëm.
XS
SM
MD
LG