Lidhje

Egjipt, kandidati i Vllazërisë Myslimane deklaron fitoren


Rivali Ahmed Shafiq, që mbështetet nga qeveria ushtarake në fuqi, kontestoi deklaratën e Mohamed Morsit

Në Egjipt, kandidati i partisë islamike Vllazëria Myslimane, Mohamed Morsi, deklaroi fitoren në raundin e dytë të votimeve presidenciale, të parat zgjedhje pas kryengritjes që rrëzoi nga pushteti Presidentin Hosni Mubarak.

Por rivali i tij, Ahmed Shafiq, që mbështetet nga qeveria ushtarake në fuqi e kontestoi deklaratën e zotit Morsi, ndërkohë që qeveria ushtarake i zgjeroi kompetencat, duke i njohur vetes pushtet më të gjerë ndaj presidentit të ardhshëm.

Vllazëria Myslimane njoftoi sot se sipas rezultateve jo-zyrtare kandidati i saj Mohamed Morsi ka fituar rreth 52 të votave, ndërsa rivali i tij Ahmed Shafiku, ish-kryeministër i regjimit të vjetër të Hosni Mubarakut, ka fituar 48 për qind të votave.

Zoti Morsi tha se do të shërbejë si udhëheqës i të gjithë egjiptianëve, të krishterëve dhe myslimanëve.

XS
SM
MD
LG