Lidhje

Egjipt: El Baradei tërhiqet nga gara presidenciale


Egjipt: El Baradei tërhiqet nga gara presidenciale
Egjipt: El Baradei tërhiqet nga gara presidenciale

Figura opozitare e Egjiptit, Mohamed ElBaradei deklaroi tërheqjen nga gara presidenciale, duke thënë se demokracia do kohë që të vendoset në vend.

Zoti elBaradei tha sot se nuk e lejonte ndërgjegjia që të kandidonte për president, apo poste të tjera zyrtare në kushtet e mungesës së një kornize demokratike. Ai tha se ka përshtypjen se regjimi i mëparshëm i presidentit të përmbysur Hosni Mubarak, ende ka nën kontroll vendin.

Zoti ElBaradei, një fitues i çmimit Nobel për paqen dhe ish-kreu i agjencisë së OKB-së për armët bërthamore, konsiderohej një nga pretendentët kryesore për postin e presidentit, që ka mbetur i zbrazët që kur u përmbys zoti Mubarak para një viti.

XS
SM
MD
LG