Lidhje

Egjipt, lirohen dy gazetarë


Një gjykatë egjiptiane liroi dy gazetarë të Al Jazeera-s sot, pasi shtyu për më 23 shkurt rigjykimin e tyre. Ata akuzohen për mbështetje ndaj Vëllazërisë Myslimane.

Gjykata në Kajro kërkoi 33 mijë dollarë garanci për daljen nga burgu të Mohammed Fahmy-t, por nuk vendosi kusht për kolegun e tij Baher Mohammed. Mohammed Fahmy është me shtetësi kanadeze.

Një gazetar i tretë i Al Jazeera-s, australiani Peter Greste, u lirua dhe u largua më 1 shkurt.

Të tre ata u arrestuan në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas u dënuan me 7 deri në 10 vjet burg.

Por një gjykatë e apelit kërkoi rigjykimin e tyre duke thënë se prokurorët nuk kishin dhënë prova të mjaftueshme për akuzat.

Rrjeti Al Jazeera ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG