Lidhje

Egjipt, Gjyq për 43 anëtarë të organizatave jo-qeveritare, 19 amerikanë

  • Zëri Amerikës

Egjipt, Gjyq për 43 anëtarë të organizatave jo-qeveritare, 19 amerikanë

Egjipt, Gjyq për 43 anëtarë të organizatave jo-qeveritare, 19 amerikanë

Gjykatësit hetues egjiptianë kanë referuar 43 vetë, përfshirë 19 shtetas amerikanë, për të dalë para një trupi gjykues penal për përfshirje në aktivitetet e ndaluara të grupeve pro-demokraci që kishin marrë, sipas Kairos zyrtare, “fonde të huaja të paligjshme”.

Një deklaratë e nxjerrë sot nga gjykatësit që kishin drejtuar hetimin përmendte të paktën një nga akuzat si “drejtim i një organizate pa liçencat e duhura”.

Një zëdhënës i gjykatës tha se mes atyre që janë referuar për të dalë para gjyqit janë 5 serbë, 2 gjermanë, tre arabë dhe një numër i papërcaktuar egjiptianësh. Mes 19 amerikanëve është edhe Sam LaHood, drejtuesi i zyrës së Egjiptit të Institutit Ndërkombër Republikan dhe i biri i Sekretarit amerikan të Transportit Ray LaHood.

Të 43 personave në listë u është ndaluar të largohen nga Egjipti. Data për fillimin e gjyqit nuk është caktuar.

Administrata e Presidentit Obama e ka kritikuar arshpër shtypjen e organizatave joqeveritare, tre prej të cilave e kanë qendrën në Uashington.

XS
SM
MD
LG