Lidhje

Egjipt: Ish kryeministri Ganzuri caktohet të formojë qeverinë e re


Egjipt: Ish kryeministri Ganzuri caktohet të formojë qeverinë e re
Egjipt: Ish kryeministri Ganzuri caktohet të formojë qeverinë e re

Media egjiptiane bëri dje të ditur se udhëheqësit ushtarakë të vendit kanë emëruar ish kryeministrin Kamal Ganzouri për të formuar qeverinë e re pasi kabineti civil i kryeministrit të mëparshëm Essam Sharaf u shpërnda.

Gazeta shtetërore Al Ahram bëri të ditur në faqen e saj të Internetit se Ganzouri ra dakord në parim për të udhëhequr qeverinë e shpëtimit kombëtar pas takimit me kryetarin e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura që udhëheq vendin, feld marshalli Hussein Tantawi.

Këshilli këmbënguli gjithashtu se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas planifikimit të hënën, megjithë shkallëzimin e dhunës që ka lënë të paktën 35 të vrarë. Pas disa ditë justifikimesh për dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve, këshilli ndryshoi kursin dje dhe kërkoi të falur për vdekjet.

Ndërkaq, mijëra protestues egjiptianë dhe plolicë respektuan armëpushimin delikat dje, por turma qendroi në Sheshin Tahrir të Kajros, duke këmbënguluar në kërkesat e saj për dorëheqjen e menjëherëshme të udhëheqësve ushtarakë.

Gjeneral majori Mukhtar el-Mallah i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura tha se ky qëndrim mund të konsiderohet si shkelje e besimit.

“Ne nuk do ta lëmë pushtetin sipas disa kërkesave dhe sloganeve boshe. Nëse unë e lë pushtetin tani, unë do të konsiderohesha tradhëtar i popullit dhe historia do të më gjykonte si të tillë dhe do të shkruhej se Këshilli ushtarak braktisi dhe tradhëtoi popullin e tij”.

Organizatorët e protestave thanë se do të mbajnë një tjetër demonstratë masive sot.

XS
SM
MD
LG