Lidhje

Ndryshimet kushtetuese në Egjipt


Një komision ekspertësh të ngarkuar me detyrën e riformulimit të segmenteve të debatueshme të kushtetutës së hartuar nga islamistët në Egjipt, mblidhen sot për herë të parë, pas rrëzimit të Presidentit që ratifikoi dokumentin.

10 gjykatësit dhe profesorët e së drejtës do të kenë kohë një muaj që të propozojnë shtesa kushtetuese, si pjesë e një plani për rikthimin e rendit demokratik në Egjipt.

Shumë egjiptianë laikë dhe liberalë e kishin kundërshtuar kushtetutën e mëparshme që ishte miratuar me nxitim nga një komision i mbizotëruar nga islamistët, sepse siç thanë atal, dokumenti nuk përfshinte klauzola bazë për mbrojtjen e të drejtave civile dhe drejtësisë sociale.

Kundërshtarët e Kushtetutës organizuan protesta masive në gjithë vendin kundër ish-presidentit Mohamed Morsi në fillim të këtij muaji. Si rezultat ushtria egjiptiane e rrëzoi atë nga pushteti dhe caktoi kreun e gjykatës së lartë Adly Mansour si udhëheqësin e përkohshëm të vendit.
XS
SM
MD
LG