Lidhje

Romney mbron kritikat ndaj presidentit Obama


Kritikat kanë të bëjnë me përmbajtjen e një përgjigjeje të mëparshme të administratës rreth sulmit në Bengazi dhe akteve të dhunshme në Egjipt

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney mbrojti kritikat e tij ndaj presidentit Obama në lidhje me përmbajtjen e një përgjigjeje të mëparshme të administratës rreth sulmit vdekjeprurës ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë dhe akteve të dhunshme në Egjipt.

Të martën vonë, pas sulmit mbi ambasadën amerikane në Kairo, zoti Romney e cilësoi përgjigjen e pare të presidentit "të turpshme". Disa orë më vonë, ndërsa u njoftuan hollësi të plota rreth sulmit vdekjeprurës në Bengazi të Libisë, zoti Romney e akuzoi presidentin Obama se dështoi të shprehte zemërimin e duhur lidhur me vrasjen e ambasadorit amerikan, John Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë të ambasadës.

Pas atij sulmi, ambasada amerikane në Kajro lëshoi një deklaratë ku dënonte përpjekjet e vazhdeshme të individëve të painformuar për të lënduar ndjenjat fetare të myslimanëve." Deklarata e ambasadës u lëshua përpara njoftimit të akteve të dhunës në Libi.

Duke folur në një konferencë shtypi të organizuar me nxitim dje mbasdite, zoti Romney tha se "nuk është kurrë herët që të dënohen sulmet kundër amerikanëve dhe të mbrohen vlerat tona", siç u shpreh ai.

Kritikat e zotit Romney nxitën një debat politik në Uashington, ku disa kritikë dhe demokratë me peshë e akuzuan kandidatin republikan presidencial për politizimin e një tragjedie kombëtare.
XS
SM
MD
LG