Lidhje

Egjipt: Mijëra veta protestojnë ndaj reformave të ngadalta qeveritare


Egjipt: Mijëra veta protestojnë ndaj reformave të ngadalta qeveritare

Egjipt: Mijëra veta protestojnë ndaj reformave të ngadalta qeveritare

Dhjetra mijëra protestues dolën në mbarë Egjiptin për të treguar zemërimin e tyre me atë që e shohin si një proces të ngadaltë të reformave qeveritare dhe vonesat në ndjekjen penale të ish zyrtarëve të lidhur me vrasjet e demonstruesve pro-demokracisë.

Protestuesit mbushën sheshin Tahrir sot për një nga mitingjet më të mëdha që nga revolta 18 ditore që çoi në dorëheqjen e ish presidentit Hosni Mubarak në shkurt.

Dëshmitarët thanë se sot u qëllua me armë mbi protestuesit në Suez. Mitingje po zhvillohen gjitashtu në Aleksandri dhe Sharm el-Sheik ku zoti Mubarak po qëndron në një spital. Avokatët e tij thonë se ai vuan nga kanceri.

XS
SM
MD
LG