Lidhje

Përleshje në Aleksandri lidhur me kushtetutën


Përleshjet shpërthyen sot në Alexandri të Egjiptit mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të kushtetutës së re të vendit, një ditë para një referendumi të debatueshëm mbi dokumentin.

Dëshmitarët thanë se përleshjet mes protestuesve që hidhnin gurë filluan sot në afërsi të një xhamie në Alexandri, qyteti i dytë më i madh në vend. Nuk ka njoftime për të plagosur.
Në Kajro dhe qytete të tjera, mijëra aktivistë me flamuj në duar dolën në mitingje të grupeve rivale.

Kushtetuta ka mbështetjen e presidentit Mohamed Morsi të Vëllazërisë Myslimane. Megjithatë, anëtarë liberal, laik dhe të krishterë të opozitës janë të shqetësuar se ajo do të dëmtojë liritë civile pasi nxit rolin e ligjit islamik dhe nuk përmend të drejtat e grave.

Një komision kryesisht islamist miratoi dokumentin muajin e kaluar pasi anëtarët e krishterë dhe liberalë e bojkotuan komisionin duke u ankuar se po injoroheshin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG