Lidhje

Egjipt:Vazhdojnë konsultimet për kryeministrin


Presidenti i ri i Egjiptit duket se po e tërheq vendimin se udhëheqësi pro reformës, Mohamed ElBaradei, do të bëhet kryeministër i vendit. Vllazëria Myslimane dhe përkrahësit e saj e kanë kundërshtuar emërimin e zotit ElBaradei.

Një zëdhënës i presidentit të përkohshëm, Adly Mansour, u tha gazetarëve sot se konsultimet vazhdonin, duke mohuar se emërimi i laureatit të Çmimit Nobel ishte i sigurt.

Vllazëria Myslimane dhe përkrahësit e saj e kanë kundërshtuar emërimin e zotit
ElBaradei.

"Ai nuk është kryeministër, ai është vegël e Shteteve të Bashkuara që ka ndihmuar përmbysjen e një kryeministri të ligjshëm. Ne nuk do ta lejojmë këtë vegël të marrë postin dhe do ta zhdukim nga jeta politike. Ai është humbës dhe agjent”.

"Ata po e çojnë vendin drejt humnerës. Ata nuk duhe të vazhdojnë në këtë rrugë, ata duhet të ndërpresin veprime të tilla për hir të vendit.

Përkrahësit e vëllazërisë myslimane janë zotuar se do të vazhdojnë protestat deri sa udhëheqësi i përmbysur, Mohamed Morsi, të kthehet në pushtet.

Pas arrestimit të zotit Morsi të mërkurën, ushtria pezulloi kushtetutën dhe dha urdhër për zgjedhje të reja.

Në Uashington, President Barack Obama ritheksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë të lidhura dhe nuk mbështesin ndonjë parti apo grup të veçantë politik në Egjipt.
XS
SM
MD
LG