Lidhje

Kajro: Vazhdojnë protestat kundër presidentit


Kundërshtarët e presidentit egjiptian Mohamed Morsi arritën të çajnë barrikadat e policisë pranë pallatit presidencial në Kajro, ku janë mbledhur dhjetra mijëra protestues.

Nuk është menjëherë e qartë se ku hynë protestuesit në oborrin kryesor të pallatit ku janë dislokuar tanket e ushtrisë. Kajro është përfshirë nga protesta kundër zotit Morsi dhe demonstratat e përkrahësve të presidentit.

Mijëra përkrahës të zotit Morsi, shumica e të cilëve janë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, u mblodhën në xhaminë Al-Azhar për funeralin e dy burrave të vrarë në përleshjet e përgjakshme të kësaj jave.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kajro, Elizabeth Arrott, tha se turmat kundër-Morsit po marshojnë gjithashtu dhe nuk kanë dhënë shenja se do të sprapsen së shpejti.

Kreu i Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Mohammed ElBaradei tha se mungesa e vullnetit të presidentit për të bërë kompromis ka krijuar atë që ai e quajti “një katastrofë”.

Grupet e Vëllazërimit Musliman që mbështesin zotin Morsi u mblodhën gjithashtu duke brohoritur se vendi refuzon laicizmin dhe dëshiron vetëm Islamin si bazë të kushtetutës.
XS
SM
MD
LG