Lidhje

Kajro: Hapet gjyqi i 16 amerikanëve dhe 27 punonjësve të tjerë të huaj


Kajro: Hapet gjyqi i 16 amerikanëve dhe 27 punonjësve të tjerë të huaj
Kajro: Hapet gjyqi i 16 amerikanëve dhe 27 punonjësve të tjerë të huaj

Në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro u hap gjyqi i 16 amerikanëve dhe 27 punonjësve të tjerë të huaj nga grupe jo-fitimprurëse, të akuzuar për veprimtari ilegale politike dhe për aktivitete pa qënë të liçencuar.

Gjykatësi Mahmoud Mohammed Shoukry drejtoi seancën kaotike të hapjes dje, para se ta shtynte gjyqin deri më 26 prill. Gazetarët televizivë u mblodhën përreth tij dhe një zyrtar i ministrisë së brendshme kërcënoi se do t’i përzinte gazetarët nga salla e gjyqit në Kairo.

Të pandehurit nuk janë lejuar të largohen nga Egjipti. Disa të tjerë u larguan nga vendi para se të shpallej ndalimi i udhëtimeve. Të tjerë janë strehuar në ambasadën amerikane në Kajro.

43 aktivistët pro demokracisë, pëfshirë edhe Sam LaLood, i biri i sekretarit amerikan tëTrasportit, Ray LaHood, akuzohen se kanë marrë ilegalisht fonde nga jashtë, kanë kryer veprimtari që nuk ka lidhje me punën e tyre për shoqërinë civile dhe se nuk kanë marrë liçencat e nevojshme për të punuar në Egjipt.

Grupet thonë se kishin kërkuar prej kohësh të regjistroheshin në Egjipt. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se grupet kishin shkuar në Egjipt për të ndihmuar në procesin zgjedhor. Ai tha se amerikanët janë të paanshëm dhe nuk mbështesin apo mbledhin fonde për ndonjë kandidat të caktuar.

Uashingtoni kishte paralajmëruar se mund të ndërpresë ndihmën ushtarake vjetore prej 1.3 miliardë dollarësh për Egjiptin, nëse do të zhvillohej gjyqi. Zyrtarët amerikanë po zhvillojnë diskutime intensive me Egjiptin për të zgjidhur çështjen.

XS
SM
MD
LG