Lidhje

Vazhdojnë protestat në Egjipt


Vazhdojnë protestat në Egjipt
Vazhdojnë protestat në Egjipt

Dhjetra mijëra egjiptianë po protestojnë në sheshin Tahrir të Kajros duke sfiduar një ndalim-qarkullim të qeverisë ndërsa vazhdojnë të kërkojnë fundin e regjimit afro 30 vjeçar të Hosni Mubarakut. Helikopterët fluturuan ndërsa protestuesit bënë thirrje për një marshim prej 1 milionë pjesëmarrësish në Kajro nesër për të detyruar zotin Mubarak të jepte dorëheqjen. Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për një grevë të përgjithshme megjithëse pjesa më e madhe e kryeqytetit egjiptian është e paralizuar. Presidenti ka ndryyshuar kabinetin duke zëvendësuar ministrat e brendshëm dhe atë financave.

Një gjeneral policie në pension, Mahmud Uagdi u emërua për të zëvendësuar Habib el-Adli i cili përçmohet nga protestuesit për shkak të brutalitetit të treguar nga forcat e sigurisë.
Megjithatë kabineti i ri nuk ka shumë shanse që të qetësojë dhjetra mijëra protestuesit që kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve në gjithë Egjiptin javën e kaluar duke kërkuar përmbysjen e Mubarakut dhe gjithë regjimit të tij.

Kabineti i ri përfshin përkrahës të regjimit të Mubarakut por ka lënë jashtë disa nga biznesmenët që kishin poste ekonomike dhe kanë qenë në krye të politikave liberalizuese ekonomike të vendit gjatë dekadave të kaluara.

Në kabinetin e ri, Mubaraku mbajti Ministrin e tij të Mbrojtjes Hassan Tantawi dhe Ministrin e Jashtëm Ahmed Abul Geit.

Ndërkohë qindra pasagjerë u mblodhën në aeroportin ndërkombëtar të Kajros sot, në përpjekje për t’u larguar nga vendi. Turma pasagjerësh u panë të zinin në radhë si brenda ashtu edhe jashtë terminalit të aeroportit sot, duke pritur për fluturimet e para jashtë Egjiptit.

Mes pasagjerëve ishin edhe disa banorë të huaj të Kajros, që arritën në përfundimin se nuk është më e sigurt që të vazhdojnë të jetojnë atje.
“Vendosëm të ikim sepse situata po bëhet e ndërlikuar dhe e rrezikshme”, thotë spanjolli Felipe Bertran që po nisej për në Itali me tre vajzat e tij.

Zyrtarët në Qipro thanë sot se një avion që evakuonte qytetarë amerikanë nga Egjipti pritej të mbërrinte në ishull.

Qeveritë e huaja intensifikuan paralajmërimet për udhëtimin në Egjipt, me disa prej tyre duke nxitur qytetarët e tyre që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur mes pasigurive për vazhdimësinë e ngjarjeve pas një jave protestash.

XS
SM
MD
LG