Lidhje

Media egjiptiane përshëndet ndryshimet në qeveri


Dje Presidenti Morsi urdhëroi që ministri i Mbrojtjes Hussein Tantawi të largohej nga detyra bashkë me shefin e forcave të armatosura, Sami Enan

Media egjiptiane po e përshëndet si revolucionar vendimin e presidentit Mohamed Morsi për të shkarkuar ministrin e mbrojtjes dhe për të kufizuar autoritetin e ushtrisë.

Dje zoti Morsi urdhëroi që Ministri i Mbrojtjes Hussein Tantawi – që kishte shërbyer edhe nën regjimin e presidentit Hosni Mubarak – të largohej nga detyra së bashku me shefin e forcave të armatosura Sami Enan.

Presidenti anuloi gjithashtu një deklaratë kushtetuese që i jepte zotit Tantavi dhe oficerëve të lartë ushtarak më shumë pushtet.

Zoti Morsi tha se vendimet e tij ishin në të mirë të Egjiptit dhe popullit egjyptian.

Ushtria nuk ka reaguar publikisht lidhur me vendimet.

Presidenti egjiptian Mohammed Morsi ka urdhëruar largimin e ministrit të tij të mbrojtjes dhe shefit të këshillit ushtarak të vendit.

Një zëdhënës i presidentit njoftoi gjithashtu dje se zoti Morsi ka anuluar ndryshimet kushtetuese të shpallura nga ushtria që iu jepnin komandantëve të lartë ushtarak më shumë pushtet.

Presidenti Morsi zëvendësoi ministrin e mbrojtjes në largim Husein Tantawi – një person që kishte qenë pjesë e rregjimit të rrëzuar të presidentit Hosni Mubarak – me zotin Abdel Fatah al-Sissi. Ai gjithashtu emëroi një gjyqtar të lartë, zotin Mahmoud Mekki, si zëvendëspresident.

Ky është riorganizimi i fundit i madh, pas njoftimeve të javës së kaluar se zoti Morsi kishte pushuar nga puna shefin e shërbimeve sekrete dhe guvernatorin e Sinait të Veriut.
XS
SM
MD
LG