Lidhje

Protesta të dhunshme në Egjipt


Përleshjet në Kajro mes protestuesve islamistë dhe policisë lanë të vrarë të paktën një person, vetëm pak orë pasi njerëz të armatosur vranë me armë zjarri dy oficerë të lartë të ushtrisë egjiptiane.

Burime egjiptiane thonë se përleshjet mes protestuesve dhe policisë shpërthyen në një lagje lindore të Kajros pas thirrjeve për veprim nga islamistët që synojnë të rrëzojnë qeverinë e mbështetur nga ushtria.

Fronti ultra-konservator Salafi, i cili kërkon imponimin e ligjit islamik në të gjithë Egjiptin, bëri thirrje për një "kryengritje të rinisë myslimane" me demonstrata në të gjithë Egjiptin, dhe Vëllazëria Myslimane e mbështeti thirrjen për protesta masive.

Pak hollësi janë dhënë rreth vrasjes së dy oficerëve të lartë të ushtrisë, në dy incidente të veçuara në Kajro dhe në periferinë veriore të tij.

XS
SM
MD
LG