Lidhje

Avokati: Mubarak mund të lirohet së shpejti


Avokati i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak thotë se ai mund të lirohet së shpejti, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit për korrupsion dhe akuzat ndaj tij për vdekjen e demonstruesve kundër qeverisë në vitin 2011, u rrëzuan.

86 vjeçari Mubarak po mbahet në një spital ushtarak, ku po vuan një dënim prej tre vjetësh për përvetësim fondesh. Por avokati i tij Farid al-Deeb tha sot se ish-udhëheqësi egjiptian mund të lirohet më parë, nën një klauzolë të re që parashikon lirimin e të burgosurve, pasi kanë kryer dy të tretat e dënimit, siç është rasti i Mubarakut.

Policia egjiptiane përdori sot gaz lotsjellës dhe pompa uji ndaj mbi një mijë protestuesve të indinjuar me rrëzimin e akuzave ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak për vdekjen e demonstruesve anti-qeveritarë në vitin 2011.

Zyrtarët egjiptianë thonë se të paktën dy demonstrues u vranë dhe nëntë u plagosën.

Përkrahësit e Mubarakut shpërthyen në brohorima brenda sallës së gjyqit dje, ndërsa njerëzit e mbledhur para gjykatës kërkuan hakmarrje dhe drejtësi.

XS
SM
MD
LG