Lidhje

Egjipt: Protestuesit anti-qeveritarë sfidojnë ndalim-qarkullimin gjatë natës


Egjipt: Protestuesit anti-qeveritarë sfidojnë ndalim-qarkullimin gjatë natës
Egjipt: Protestuesit anti-qeveritarë sfidojnë ndalim-qarkullimin gjatë natës

Në Kairo, u dogjën ndërtesa dhe u dislokuan tanket, ndërsa protestuesit anti-qeveritarë sfiduan ndalim-qarkullimin gjatë natës, në ditën më kaotike dhe më të dhunshme në Egjipt që nga demonstratat masive që filluan të martën.

Presidenti Hosni Mubarak e shtriu ndalim-qarkullimin në mbarë vendin por nga njoftimet e mediave duket se nuk ka arritur të ndalojë dhunën.

Demonstruesit besohet se ishin dhjetra mijëra dhe kërkojnë dorëheqjen e zotit Mubarak. Presidenti do të mbajë një fjalim drejtuar vendit por nuk ka njoftime nga media shtetëtore se kur do të ndodh kjo.

Protestuesit në Kajro rrethuan makinat që u përkisnin forcave të sigurimit.

Flakë të mëdha janë të duksme në disa pika të qytetit përfshi disa ndërtesa qeveritare dhe dëshmitarët kanë njoftuar se kanë dëgjuar të shtëna armësh në rrugë.

Selia e partisë demokratike kombëtare në fuqi ishte mes ndërtesave që u është vënë zjarri.

XS
SM
MD
LG