Lidhje

Egjipt: Protestuesit kthehen në protesta, policia qëllon me armë

  • Zëri Amerikës

Egjipt: Protestuesit kthehen në protesta, policia qëllon me armë

Egjipt: Protestuesit kthehen në protesta, policia qëllon me armë

Në Egjipt, sipas burimeve spitalore, sot ka patur 2 të vrarë dhe të paktën 15 të plagosur në demontratata që edhe sot janë zhvilluar në sheshin Tahrir të Kairos.

Ndërsa televizioni shtetëror citoi Ministrinë e Shëndetësisë të ketë njoftuar se vetëm një person është vrarë dhe 71 të tjerë janë plagosur.

Policia ushtarake ndërhyri në shesh me shkopinj gome dhe të shtëna për të përzënë protestuesit, të cilët kishin dalë nëpër rrugë, duke shkelur gjendjen e ndalim qarkullimit.

Dëshmitarët thonë se protestuesit i rrahën, ndërsa gjurmët e gjakut mund të shiheshin nëpër rrugë sot në mëngjes.

Këshilli ushtarak që po sundon Egjiptin bëri një deklaratë, duke thënë se policia u përball me nxitësit e trazirave ndërkohë që përpiqej të zbatonte ligjin. Ata fajësuan banditët për dhunën.

Por sot pasdite të paktën 1 mijë protestues dolën përsëri në shesh, duke bllokuar trafikun.

XS
SM
MD
LG